Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendimi i tij për të mos e dërguar delegacionin në Washington për bisedime me administratën Biden, është bërë qëllimisht, për t’i përçuar Hamasit mesazhin se presioni ndërkombëtar kundër Izraelit, nuk do ta shtyjë atë që t’i japë fund luftës pa lëshime nga grupi militant.
Deklarata e Netanyahut dukej se ishte një përpjekje për të zbutur një përplasje midis Izraelit dhe Washingtonit këtë javë, pas vendimit të SHBA-së për të mos vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, raportoi AP.
Lideri izraelit vendosi që si përgjigje të anulojë një vizitë të delegacionit në Washington për të diskutuar për planet e Izraelit për një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
“Vizita e anuluar ishte një mesazh për Hamasin: mos vëni bast në presion, nuk do të funksionojë”, ka thënë Netanyahu.
Ai e ka quajtur diçka “shumë, shumë të keqe” abstenimin e SHBA-së, duke thënë se kjo inkurajon Hamasin që të besojë se presioni ndërkombëtar do ta ndalë Izraelin nga arritja e qëllimeve të saj të luftës.
Izraeli ka synim ta shkatërrojë Hamasin dhe të arrijë lirimin e pengjeve të marrë nga grupi militant, në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit.
Edhe
Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez
Abstenimi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendimi i Netanyahut për të anuluar shkuarjen e delegacionit të tij në SHBA, ishte mosmarrëveshja më e madhe ndërmjet dy aleatëve, që kur ka nisur lufta në Gaza.
-
Netanyahu: Plani i Izraelit është ta çlirojë Gazën, jo ta pushtojë atë
-
Shtyhet mbledhja e kabinetit në të cilën Netanyahu do të vendoste për pushtimin e plotë të Gazës
-
Netanyahu thotë se e ka pranuar propozimin e ri për armëpushim
-
Bideni rrit presionin ndaj Netanyahut, ia kërkon arritjen e armëpushimit