Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Singaporit akuzohet për korrupsion, ndërsa policia thotë se mori ryshfet bileta të F1

Ministri i Transportit i Singaporit, S. Iswaran është akuzuar të enjten, në rastin e parë të korrupsionit në nivelin ministror në shtetin aziatik që njihet për një qeverisje të pastër, raporton agjencia “AP”.

Byroja e Hetimit të Praktikave Korruptive në një deklaratë tha se Iswaran 61-vjeçar përballet me 27 akuza: dy për korrupsion, 24 për marrje të dhuratave si nëpunës publik dhe një për pengim të drejtësisë.

Iswaran tha se ka dhënë dorëheqje të martën nga posti i tij, ndërsa ka mohuar gjitha akuzat.

Ai supozohet se ka marrë dhurata në vlerë afro 286 mijë dollarë mes viteve 2015 dhe 2022 nga manjati i pronave nga Malajzia, Ong Beng Seng. Ai akuzohet se këto dhurata i ka marrë pjesërisht për ta ndihmuar biznesmenin me bazë në Singapor që të avanconte në interesat e tij biznesore.

Në mesin e dhuratave përfshiheshin bileta falas për të shikuar garën e Çmimit të Madh të Formula 1 në Singapor, si dhe ndeshje futbolli e koncerte muzikore në Mbretëri të Bashkuar.

Edhe Ish-ministri i Singaporit burgoset për shkak se kishte pranuar dhurata sa ishte në detyrë Botë Ish-ministri i Singaporit burgoset për shkak se kishte pranuar dhurata sa ishte në detyrë

Ong zotëron të drejtat për garën e Formula 1 në Singapor dhe Iswaran ishte kryetar e më vonë edhe këshilltar i komitetit drejtues të kësaj gare.

“Unë hedh poshtë akuzat kundër meje. Unë jam i pafajshëm dhe tash do të fokusohem në pastrimin e emrit tim”, ka thënë Iswaran.

Iswaran ishte arrestuar fillimisht në korrikun e vitit të kaluar së bashku me Ong, ndaj të cilit ende nuk është ngritur akuza.

Iswaran u pezullua me pakë të zvogëluar derisa po kryheshin hetimet.

Aktakuza është një goditje ndaj imazhit të Partia e Veprimit Popullor në pushtet, që krenohet për imazhin e qeverisjes së pastër. Një tjetër ministër në Singapor u hetua prë korrupsion në vitin 1986, por ai vdiq përpara se të ngriheshin akuzat.

Edhe Liderit më të paguar në botë i rritet rroga edhe për 1 milion euro Botë Liderit më të paguar në botë i rritet rroga edhe për 1 milion euro

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong tha se rasti i Iswaranit është trajtuar fuqishëm sipas ligjit. Ai tha se ka pranuar dorëheqjen e Iswaranit nga kabineti qeveritar dhe partia. Partia e Veprimit Popullor është në pushtet në Singapor që nga viti 1965, kur Singapori u nda nga Malajzia në vitin 1965.

“Jam i vendosur të ruaj integritetin e partisë dhe qeverisë dhe reputacionin tonë për ndershmëri dhe pakorruptueshmëri”, tha Lee.