Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Milioneri rus gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se ra nga një dritare hoteli

Manjati rus i sallamit, Pavel Antov, është gjetur i vdekur në një hotel indian, dy ditë pasi një shok i tij kishte vdekur në të njëjtin udhëtim.

Ata po vizitonin shtetin lindor të Odishas, derisa milioneri, i cili ishte po ashtu politikan lokal, po festonte ditëlindjen e tij në hotel, raportoi BBC-ja.

Antov ka qenë një figurë e njohur ne qytetin Vladimir, në lindje të Moskës.

Verën e kaluar ai e kishte mohuar se ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi ishte shfaqur një mesazh në llogarinë e tij në WhatsApp.

Vdekja e tij është e fundit në një seri vdekjesh të pashpjegueshme ku përfshihen manjatët rusë, që kur ka nisur lufta ruse në Ukrainë, shumica prej të cilëve e ka kritikuar hapur atë.

Mediat ruse kanë raportuar se Antov, 65-vjeçar ka rënë nga një dritare hoteli në qytetin Rayagada të Indisë, të dielën. Anëtar tjetër i grupit të tij, Vladimir Budanov, ka vdekur në të njëjtin hotel.

Edhe Gruaja që kreu atentat ndaj një miliarderi në Monako Botë Gruaja që kreu atentat ndaj një miliarderi në Monako

Pavel Antov ka themeluar plantacionin e procesimit të mishit “Vladimir Standard”, dhe në vitin 2019 Forbesi e ka vlerësuar pasurinë e tij me rreth 140 milionë euro.

Disa biznesmenë të tjerë rusë kanë vdekur në mënyrë misterioze që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Në shtator shefi i gjigantit rus të naftës “Lukoil”, Ravil Maganov, raportohet të ketë rënë nga dritarja e një hoteli në Moskë.