Mijëra shoferë të mbetur të bllokuar në një autostradë rreth kryeqytetit grek Athinës janë shpëtuar gjatë natës, pasi një stuhi e fortë dëbore përfshiu rajonin e Mesdheut.
Më shumë se 3500 njerëz u shpëtuan, por rreth 300 shoferë mbetën në autostradën Attiki Odos gjatë natës.
Pjesë të Athinës u goditën po ashtu nga shkëputje të energjisë elektrike.
Autoritetet thanë se stuhia, e quajtur Elpida, do të jetë e pranishme deri të mërkurën në Greqi, raporton BBC.
Është bërë thirrje që veturat të qëndrojnë jashtë rrugëve, ndërsa qyteti është mbuluar në të bardhë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtrisë greke i duhet të intervenojë për të larguar automjetet e bllokuara nga bora
-
Stuhia e fuqishme paralizon trafikun në Athinë
-
Greqia goditet nga stuhi ere dhe rëre, një i vdekur afër Athinës
-
Reshjet e mëdha të borës në Poloni shkaktojnë bllokim të veturave deri në 20 km
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime