Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merren peng punëtorët e një fabrike amerikane në Turqi

Një burrë ka marrë disa njerëz peng në fabrikën “Proctor & Gamble” jashtë Stambollit.

Shtatë persona po mbahen në fabrikën amerikane, ndërsa punëtorët e tjerë janë liruar, ka thënë një përfaqësues i fabrikës, raportoi BBC.

Policia raportohet se po negocion me pengmarrësin.

Përmes një deklarate, fabrika ka thënë se siguria e punëtorëve të saj është prioritet.

Policia ka rrethuar ndërtesën dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendngjarje.

Një fotografi është publikuar ku pretendohet të jetë pengmarrësi me eksplozive në jelekun e veshur. Ai duket se mban edhe armë në dorë.

Sipas mediave lokale, një flamur palestinez është ngjyrosur në hyrje të ndërtesës dhe është shkruar
“dyert do të hapen për Gazan”.

Artikuj të ngjashëm