Autoritetet turke kanë arrestuar 10 persona në lidhje me sulmin me armë të së martës pranë Konsullatës izraelite në Stamboll, ndërsa hetimi u zgjerua, raportuan mediat turke të mërkurën.
Një sulmues u vra dhe dy të tjerë u plagosën në betejën e zgjatur me armë me policinë jashtë ndërtesës, në distriktin kryesor financiar të Stambollit ku është e vendosur konsullata.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e plagosur, të cilët po merren në pyetje në spital ndërsa po trajtohen, raporton Reuters.
Tetë të dyshuarit e mbetur janë arrestuar në operacione të ndryshme në Stamboll dhe provincën e afërt të Kocaelit pas sulmit.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për motivin e sulmit por njoftuan se hetimet janë duke vazhduar.
Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, në një postim në X e dënoi sulmin ndaj konsullatës izraelite.
Edhe
Erdogani dënon sulmin ndaj Konsullatës izraelite në Stamboll
Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi ka thënë se tre sulmuesit kishin lidhje me një grup që “shfrytëzon fenë” pa specifikuar më tej. Dy prej tyre ishin vëllezër, të cilët kishin udhëtuar me një veturë me qira nga qyteti i Izmit, shtoi ai.
Sulmuesi i vrarë në vendngjarje u identifikua si Yunus Emre Sarban, sipas një burimi të ministrisë së Brendshme.
-
Një i vrarë e dy të plagosur afër konsullatës së Izraelit në Stamboll
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme