Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga përplasja e armatosur e një grupi me policinë, pranë konsullatës së Izraelit në Stamboll.
Davut Gul, guvernatori i Stambollit, u ka thënë gazetarëve se tre të armatosur kanë shtënë në drejtim të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka bërë të ditur se njëri sulmues është vrarë e dy të tjerët janë plagosur. Janë plagosur edhe policët.
Mbetet e paqartë se cili ka qenë motivi i sulmuesve. Gul ka thënë se nuk ka pasur staf diplomatik në këtë konsullatë tash e dy vjet e gjysmë.
Erdogani dënon sulmin ndaj Konsullatës izraelite në Stamboll
Presidenti turk, Recepp Tayyip Erdogan ka dënuar të martën sulmin ndaj Konsullatës Izraelite në Stamboll, duke e quajtur atë një "akt të shëmtuar terrori".
Tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj policisë jashtë një ndërtese ku ndodhet Konsullata Izraelite në Stamboll të martën, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri që ka lënë të vdekur njërin nga sulmuesit, kanë thënë zyrtarët turq.
Dy sulmuesit e tjerë janë plagosur.
Dy oficerë policie kanë pësuar lëndime të lehta në përleshje, u ka thënë gazetarëve guvernatori i Stambollit, Davut Gul.
Sulmuesit mbanin armë me tyta të gjata.
Ministri i Brendshëm Mustafa Cifti ka shkrur në X se sulmuesit kishin udhëtuar nga qyteti i Izmit, rreth 100 kilometra në lindje të Stambollit, me një veturë me qira.
Një nga sulmuesit ishte i lidhur me një grup që ai e përshkruante si "shfrytëzues të fesë", pa e emëruar organizatën.
Grupi i Shtetit Islamik ka kryer sulme vdekjeprurëse në Turqi në të kaluarën.
Dy sulmuesit e plagosur janë vëllezër, të identifikuar si Onur C. dhe Enes C.
Konsullata ndodhet në një ndërtesë shumëkatëshe në Levent, një nga lagjet kryesore të biznesit të qytetit.
Zyrtarët kanë thënë se nuk ka diplomatë izraelitë të pranishëm në misionet izraelite në Turqi.
Izraeli ka tërhequr diplomatët e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë gjatë luftës në Gazë.