Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merr fund lidhja 44 vjeçare e Britanisë me BE-në

Neni 50 që konfirmonte shkurorëzimin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian është dorëzuar sot në Bruksel – me kryeministren Theresa May që e cilësoi procesin si “pikë kthese” për vendin.

Kryeministrja britanike është shprehur optimiste për Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën ka thënë se “po e presin ditë të mira”. Ajo gjatë fjalimit të saj në Parlament konfirmoi se Sir Tim Barrow i ka dorëzuar kërkesën zyrtare Donald Tuskut, president i Këshillit Europian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka filluar procesi i Nenit 50... në pajtim me popullin, Mbretëria e Bashkuar po braktis BE-në. Ky është një moment historik nga i cili nuk ka kthim prapa”, ka thënë May.

“Moment si ky është pikë kthese për tregimin e shtetit tonë. Vendimi që kemi marrë do të vendos karakterin e kombit tonë. Themi se detyra që kemi marrë është e madhe, mund të vendosim t’ia kthejmë shpinën të kaluarës dhe të themi se nuk do t’ia arrijmë”, ka shtuar kryeministrja.

Zbatimi i Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës është metoda formale për t’u larguar nga BE, transmeton koha.net. Me këtë letër fillon procesi 2 vjeçar e që si rezultat Mbretëria e Bashkuar do të largohet nge Bashkimi Europian më 29 mars 2019.