Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shfrytëzuar vizitën e saj të fundit zyrtare në Rusi për t’ia kërkuar presidentit, Vladimir Putin, lirimin e menjëhershëm të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Mirëpo lideri rus iu kundërpërgjigj me refuzim të prerë, duke thënë se burgosja e tij nuk ishte e ndërlidhur me politikën.
Gjatë konferencës së përbashkët për media në Moskë, Putin tha se opozitari ndodhet prapa grilave shkaku i veprës penale që lidhet me partnerët e huaj.
Merkeli e vizitoi Rusinë në përvjetorin e rëndimit të gjendjes së Navalnyt në bordin e një aeroplani që udhëtonte mbi Siberi vitin e shkuar, pas helmimit me agjentin nervor “Novichok”.
Ai ishte bartur pas kësaj për shërbim në Gjermani, ku ishte konfirmuar prania e substancës toksike në gjakun e tij.