Kritikuesi më i madh i Kremlinit, Alexei Navalny i ka kërkuar gjyqtarit që ta lirojë gjatë një seance gjyqësore sot.
Navalny është shprehur sërish kundër burgosjes së tij me rreth tri vjet duke ripërsëritur se ky vendim ishte i motivuar politikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Navalny është burgosur në fillim të këtij muaji për shkeljen e dënimit me kusht gjë për të cilën tha se ishte e trumbetuar ndërkohë perëndimi e ka dënuar rastin duke e diskutuar mundësinë e sanksionimit të Rusisë.
Navalny tha gjatë paraqitjes sot në gjykatë se kishte dëgjuar për një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që i kishte kërkuar Rusisë ta lironte atë mirëpo kërkesa kishte marrë përgjigje negative duke u cilësuar si e paligjshme.
“Do të ishte më mirë nëse më lironi”, tha Navalny sot.
Politikani opozitar u rikthye nga Gjermania në Rusi muajin e kaluar pasi po rikuperohej nga një helmim me agjent toksik. Arrestimi i tij me tu kthyer në Rusi kishte shkaktuar protesta të shumta te mbështetësitë e tij në mbarë Rusinë.