Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të premten ka deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet bisedimeve duhet të synojnë largimin e të gjitha tarifave tregtare në mes tyre, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Mendoj se duhet shkuar drejt largimit të të gjitha tarifave, jo shumëfishimit të tyre”, ka thënë Meloni, duke treguar pozicionin e saj ndaj tarifave hakmarrëse.
Të mërkurën presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka njoftuar se u ka vendosur tarifa importeve nga të gjitha vendet që kanë tarifa ndaj produkteve amerikane, si hakmarrje.
Shumë vende kanë njoftuar se do të marrin kundërmasa si shenjë hakmarrje, duke filluar një luftë tregtare. Të gjitha tregjet botërore janë ndikuar nga kjo, pasi ekonomitë më të mëdha botërore po përballen me tarifa. Të premten Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane.
Kryeministrja italiane ka krijuar lidhje të forta me Trumpin dhe ishte liderja e vetme evropiane e pranishme në inaugurimin e tij presidencial në janar.
-
Meloni s’e përjashton mundësinë për kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane
-
Meloni i quan tarifat e Trumpit ndaj vendeve evropiane “një gabim”
-
Trumpi s’ngutet për t’u dhënë fund tarifave me BE-në
-
Trump në takimin me Melonin: Do të ketë marrëveshje tregtare, 100%
-
Meloni do të takohet me Trumpin, shkak tarifat