Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se "vendosja e sanksioneve të reja nga presidenti amerikan do të ishte një gabim".
Ajo ka bërë të ditur se ka folur me Trumpin pasi ai ka bërë kërcënimin e tij me tarifa për shkak të Grenlandës dhe se "i kishte thënë atij çfarë mendonte".
Kryeministrja italiane ka folur edhe për vendosjen e shteteve evropiane në Grenlandë së fundmi duke deklaruar kjo nuk ishte menduar si një iniciativë kundër SHBA-së.
Ka pasur "një problem mirëkuptimi dhe komunikimi" në këtë pikë, është shprehur ajo.
Duke folur me gazetarët, kryeministrja italiane ka thënë gjithashtu se ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe do të flasë me udhëheqës të tjerë evropianë rreth situatës.
-
Trump në takimin me Melonin: Do të ketë marrëveshje tregtare, 100%
-
Meloni do të takohet me Trumpin, shkak tarifat
-
Meloni: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të synojnë largimin e të gjitha tarifave
-
Meloni s’e përjashton mundësinë për kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane
-
Meloni paralajmëron BE-në kundër një lufte tregtare me Trumpin