Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka vizituar të enjten zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Teksas, ku po mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre.
Zonja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të nënshkruar urdhrin që mban së bashku familjet, është larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes për të vizituar Teksasin, transmeton rel.
“Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Mendoj se çdokush që ka zemër do të ndihej i fuqishëm. Nuk duam të shohim familje të ndara”, ka thënë Trump të mërkurën, duke iu referuar vajzës së tij Ivanka.
Udhëtimi në Teksas ka qenë shfaqja më e dukshme që ka bërë zonja Trump, prej kur ka kryer intervenimin e saj në veshkë më 14 maj.
-
Në SHBA vazhdojnë kritikat për qëndrimin e familjeve imigrante
-
Ndarja e fëmijëve në kufi, zonjat e para bëjnë apel për veprim
-
Pesë fëmijët e Trumpit ngrihen në këmbë për Melanian gjatë fjalimit për “Gjendjen e Kombit”
-
Melania Trump hap “kanal komunikimi” me Putinin për fëmijët ukrainas
-
Donald Trump i dha Putinit letër nga Melania