Qindra banorë të Meksikës kanë dalë në rrugët e qytetit kufitar, Tijuana, duke protestuar arritjen e mijëra migrantëve që janë duke tentuar të kalojnë kufirin e Shteteve të Bashkuara.
Ata u kanë bërë thirrje migrantëve që të largohen nga ky qytet, i cili ndan Meksikën me jugun e Kalifornisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMigrantët janë pjesë e një karvani të banorëve nga Amerika Qendrore, të cilët kanë udhëtuar përmes Meksikës për të arritur në SHBA, me synimin e kërkimit të azilit.
Në përgjigjje ndaj ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksiko kanë shtuar numrin e sigurisë në kalimet kufitare.
Kryetari i qytetit Tijuana, Juan Manuel Gastelum ka thënë të premten se ai pret që numri i migrantëve që do të arrijnë në këtë qytet gjatë javës, të kalojnë 10,000 persona, duke paralajmëruar se qyteti nuk është i përgatitur për t’u përballur me një gjë të tillë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka cituar fjalët e kryetarit të Tijuanës në një postim në Twitter.
“Edhe SHBA-ja nuk është e përgatitur për këtë pushtim. Ata janë duke shkaktuar krime dhe probleme të mëdha në Meksikë. Shkoni në shtëpi!”, ka thënë Trump.
Pjesëtarët e këtij karvani, që janë kryesisht nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori kanë thënë të ketë ikur dhe dhuna dhe gjendja e rëndë ekonomike me të cilat janë përballur në vendet e tyre përkatëse. /REL