Me qindra mijëra protestues kanë vërshuar rrugët e Birmanisë, në demonstratën më të madhe deri më tani kundër grusht-shtetit ushtarak në vend.
Policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve pro-demokracisë, derisa greva e përgjithshme ka mbyllur bizneset kudo përreth vendit. Me tubimin masiv, protestuesit e sfiduan kërcënimin e autoriteteve se konfrontimi do t’u kushtonte me jetë.
Tri javë pas kapjes së pushtetit, junta ka dështuar t’i ndalë protestat ditore dhe lëvizjen e mosbindjes civile kundër grusht-shtetit të 1 shkurtit dhe arrestimit të lideres së zgjedhur, Aung San Suu Kyi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, udhëheqja ushtarake ka paralajmëruar qytetarët kundër “dhunës dhe anarkisë”. Thirrja u bë një ditë pasi të paktën dy persona u vranë në protestat e së dielës, në përshkallëzimin më të rëndë të situatës gjatë më shumë se dy javëve demonstrata.
-
Punonjësit futen në grevë në Birmani, injorojnë thirrjet e Ushtrisë
-
Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet
-
Me protesta shënohet përvjetori i grusht shtetit të juntës birmane
-
Birmania do të lirojë mbi 5000 persona që u burgosën për protestat kundër grushtshtetit
-
Birmanët u janë kthyer rrugëve kundër Qeverisë së juntës