Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut nga shiu i madh në Kongo.
Autoritetet kongoleze kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të jetë edhe më i madh sepse ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë trupa të pajetë nëpër zonat e goditura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Dy lumenjtë kryesorë të Kongos kanë dalë nga shtrati si pasojë e shiut të madh të enjten.
Ndërkaq, nga rrëshqitjet e dheut janë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Teksa trupat po nxirren nga balta, disa banorë kanë vlerësuar se 75 për qind e shtëpive në jug të Kongos janë shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje të mëdha për t’i shpëtuar të gjithë ata që janë ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.
Me shira të rrëmbyeshëm në vitet e fundit është përballur Afrika Lindore, pjesë të Ugandës dhe Kenisë vazhdimisht janë përmbytur.
Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Ruandë, më shumë se 129 persona vdiqën në fillim të kësaj jave.