Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra të vdekur nga përmbytjet pas daljes nga shtrati e lumit Kongo

Mbi 300 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit Kongo gjatë muajve të fundit.

Lumi Kongo është ngritur në nivelin më të lartë në më shumë se 60 vjet, duke shkaktuar përmbytje në të gjithë Republikën Demokratike të Kongos dhe Kongo.

Planifikimi i dobët urban dhe infrastruktura e dobët kanë ndikuar që disa vende afrikane të përballen vazhdimisht me përmbytje pas reshjeve intensive të shiut, të cilat janë bërë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan Reuters.

Të mërkurën, lumi arriti 6.2 metra mbi nivelin e detit, pak më ulte se rekordi i vitit 1961 prej 6.26 metrash.

Mbi 300 mijë familje janë prekur nga përmbytjet, me dhjetëra mijëra shtëpi të shkatërruara.