Botë

Mbyten babë e bir në lumin Trebbia në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Piacenza të Italisë, ku babë e bir 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka u mbytën në lumin Trebbia.

Ata po kalonin kohë me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos, ndërsa në një moment djali u zhyt në ujë, por nuk arriti të dilte dhe babai u hodh për ta kërkuar.

Sipas mediave vendase, të dy u mbytën dhe trupat u gjetën nga ekipet e shpëtimit të cilët ndërhynë së bashku me karabinierët.

Një muaj më parë, një djalë 19-vjeçar vdiq në ujërat e lumit Secchia në Modena pasi u zhyt teksa shoku i tij po e filmonte me smartfonin e tij. Trupi i tij u gjet pas pesë ditësh kërkime të pandërprera. /Tch