Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në det pranë Pollenzas në Itali, pasi dyshohet se kishte lënë nënën e tij në gjendje kome me lëndime të rënda në shtëpi.
Riccardo Merkuri, 20 vjeç, u nxor nga deti pas 38 orësh kërkime nga zhytësit, të dielën më 22 shkurt. Sipas mjekut ligjor, shkak i vdekjes kanë qenë hipotermia dhe mbytja, shkruan "Rai".
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të premten, më 20 shkurt, në ditëlindjen e 20-të të Riccardos. Ai dhe nëna e tij, A.K., 53 vjeçe, po darkonin në shtëpi, ndërsa babai M.M. dhe një fëmijë tjetër i familjes ndodheshin jashtë. Sipas mediave italiane, gjatë darkës ka shpërthyer një debat mes nënës dhe djalit, që dyshohet të ketë përfunduar me dhunë fizike.
A.K. ndodhet në gjendje kome të induktuar në spital në Macerata. Ajo ka pësuar frakturë të nofullës dhe lëndime të tjera në fytyrë. Gjendja e saj cilësohet e rëndë, por jo rrezik për jetën, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në fytyrë gjatë kësaj jave.
Riccardo ishte futbollist i ekipit lokal ASD Montemilone Pollenza, që garon në ligat amatore rajonale në Itali. Së fundmi ai kishte siguruar edhe një vend pune si punëtor krahu.
Familja e tij me origjinë shqiptare jeton në Pollenza që nga vitet ’90. Nëna drejton një sallon bukurie, ndërsa babai ka një kompani të vogël ndërtimi.
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
-
Katër anëtarë të një familjeje shqiptare në Itali dyshohet se vdiqën pas rrjedhjes së gazit
-
Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet e vdekur
-
50-vjeçari shqiptar në kërkim nga Italia, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
-
Italiani vishet dhe grimohet si nëna e tij e vdekur për t’ia marrë pensionin