Uebfaqja më e madhe e transmetimeve ilegale të ngjarjeve sportive është mbyllur, ka njoftuar një koalicioni ndërkombëtar i njohur si Aleanca për Kreativitet dhe Argëtim (ACE). Ky koalicion ka njoftuar se bashkë me Policinë në Egjipt ka mbyllur “Streamest”, që vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 1.6 miliardë klikime.
Kjo uebfaqe i transmetonte ilegalisht ndeshjet e futbollit të Premier Leagues, garat e Formula One e ndeshjet e bejsbollit.
Shefi i ACE-së, Charles Rivkin, ka thënë se kjo është fitore e jashtëzakonshme në “luftën për të detektuar, parandaluar e shpartalluar kriminelët e piraterisë digjitale”.
Transmetimi i ndeshjeve sportive është një prej bizneseve më të mëdha në botë. Vetëm vitin e shkuar, vlera e të drejtave televizive në të gjithë botën tejkaloi 60 miliardë dollarëshin.
“The Athletic” ka raportuar se dy persona janë arrestuar në këtë aksion.
-
Fanella të falsifikuara me vlerë prej 21 milionë euro janë sekuestruar gjatë Botërorit
-
Southamptoni do të paguajë çmimin më të lartë për spiunazh sportiv
-
Kupa e Botës mund të bojkotohet nga Evropa për shkak të planit të FIFA-s
-
BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror