Çdo mëngjes në orën 9:00, një gajdexhi luan një përzgjedhje këngësh poshtë dritares së monarkut britanik 73-vjeçar, Mbreti Charles, për 15 minuta.
Paul Burns i bëri muzikë mbretit për herë të parë të martën dhe videoja e muzikës së tij u shpërnda në llogarinë e Familjes Mbretërore në Twitter, të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbretëresha Elizabetë e shijoi traditën speciale pas marrjes së fronit më 1952”, shkruhej ndër tjerash në postim.
Gjatë jetës së Mbretëreshës Elizabeta II, gajdexhiu i binte gajdeve në orën 9:00 të mëngjesit për 15 minuta kur ajo ndodhej në Kështjellën Windsor, Pallatin Buckingham dhe Balmoral.
Që kur Mbretëresha Viktoria e krijoi traditën më 1843, gjithsej 17 gajdexhinj janë ndërruar deri sot.
Performanca e mëngjesit ndahet në dy sesione prej shtatë minutash, me një minutë që i ndan dy segmentet.
Gajdexhiu është pjesë e shtëpisë mbretërore dhe udhëton kudo ku monarku vendoset në çdo kohë, ndërsa me bazë qëndron në Pallatin Buckingham në Londër.