Një moment historik u shënua të enjten në Vatikan, ku Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që lutet me Papën në një shërbesë publike që nga Reformacioni, pesë shekuj më parë.
Në ceremoninë e mbajtur në Kapelën Sistine, Mbreti Charles, që është edhe Guvernatori Suprem i Kishës së Anglisë, u bashkua në lutje me Papën Leo XIV, kreun e Kishës Katolike.
Pas shërbesës, Mbreti dhe Papa u zhvendosën në Sallën Regia, pranë Kapelës, për të biseduar mbi nismat e përbashkëta në mbrojtje të qëndrueshmërisë dhe natyrës, ndërsa Mbretëresha qëndroi në Kapelë për të takuar koralet pjesëmarrëse.
Papa Leo erdhi në krye të Kishës Katolike para pesë muajve, duke u bërë Papa i parë amerikan.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Mbreti Charles vlerëson rëndësinë e aleancave me SHBA-në në “botën e kontestuar”
-
Mbreti Charles shpreh para Kongresit amerikan “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë
-
Mbreti Charles do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm