Mbretëresha Elizabeth ll, po feston sot Jubileun Platinum, duke shënuar 70 vjetorin e pranimit të postit, përkatësisht më 6 shkurt 1952.
Ky përvjetor është duke u festuar sot në Commonwealth, teksa planet e festimit u zbuluan zyrtarisht më 10 janar të këtij viti nga Buckingham Palace.
Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Princi Charles, i cili e uroi Mbretëreshen për arritjen e jashtëzakonshme, duke bërë plot 70 vjet në fron.
Mbretëresha është monarku i parë britanik që feston një Jubile Platinum, duke e kaluar këtë ditë privatisht.
"Përkushtimi i Mbretëreshës për mirëqenien e të gjithë popullit të saj frymëzon admirim edhe më të madh çdo vit që kalon. Ne jemi thellësisht të ndërgjegjshëm për nderin e përfaqësuar nga dëshira e nënës sime. Ndërsa ne kemi kërkuar së bashku t'i shërbejmë dhe të mbështesim Madhërinë e saj dhe njerëzit e komuniteteve tona, gruaja ime e dashur ka qenë mbështetja ime e palëkundur gjatë gjithë kohës”, tha Princi Charles në një deklaratë, raporton BBC.
Mbretërimi i Mbretëreshës filloi kur ajo ishte 25 vjeç, pas vdekjes së babait të saj, George VI, më 6 shkurt 1952.
Monarku tha se 70 vjet më vonë, dita që ajo e kujton "sa për fillimin e mbretërimit të saj po aq për vdekjen e babait të saj, mbretit George VI.
Edhe 70-vjetori jubilar i Mbretërisë së Elizabeth II"Dëshiroj t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Unë mbetem përjetësisht mirënjohës dhe e përulur për besnikërinë dhe dashurinë që vazhdoni të më jepni”, tha në mesazhin e saj mbretëresha 95-vjeçare.
Ky jubile është i pari i mbretëreshës pa Dukën e Edinburgut, Princi Philip, bashkëshortin e saj prej 73 vitesh, i cili vdiq vitin e kaluar.
Për këtë ditë të rëndësishme për monarkinë britanike, kryeministri Boris Johnson nëpërmjet një postimi në Twitter tha se e nderon mbretëreshën për shërbimin e saj shumëvjeçar dhe se mezi pret që të bashkohen në një vend për të festuar mbretërimin e saj historik.