Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 25 mijë migrantë kthehen vullnetarisht në Marok, pasi 60 mijë hynë në Ceuta brenda 24 orësh

Ceuta

Më shumë se 25 mijë migrantë janë kthyer vullnetarisht në Marok, pasi rreth 60 mijë persona kaluan kufirin drejt enklavës spanjolle të Ceutas brenda vetëm 24 orëve, njoftuan autoritetet spanjolle.

Sipas presidentit të Ceutas, Juan Jesis Vivas, gjatë kalimit kanë humbur jetën të paktën 43 persona. Fluksi i madh i migrantëve erdhi pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se migrantët e ndaluar në det, teksa përpiqen të arrijnë në Ceuta ose në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e cilësoi situatën si “sulm” ndaj kufijve të vendit dhe deklaroi se të gjithë migrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme do të kthehen në Marok “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kriza ka ngjallur reagime edhe në Evropë, ku disa liderë kanë shprehur shqetësim dhe kanë premtuar masa për forcimin e kontrolleve kufitare. 

Edhe kryeministri britanik dhe presidenti francez kanë ofruar mbështetje për Spanjën në menaxhimin e situatës.

Edhe Mbi 48 mijë migrantë që kaluan në Ceuta janë kthyer në Marok Botë Mbi 48 mijë migrantë që kaluan në Ceuta janë kthyer në Marok

Ceuta, e vendosur në bregun verior të Marokut dhe e ndarë nga Spanja kontinentale nga Ngushtica e Gjibraltarit, prej vitesh është një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve që synojnë të arrijnë në Evropë.

Presidenti i Ceutas e përshkroi situatën si “të paqëndrueshme”, duke theksuar se numri i të ardhurve të rinj përbën rreth 70 për qind të popullsisë së qytetit, e cila llogaritet në rreth 83.600 banorë.

Lexo përditësimet tjera
ceuta

Rreth 49 mijë migrantë u futën në enklavën spanjolle të Ceutas

Rreth 49,000 migrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutas nga Moroku në 24 orët e...