Qindra persona janë zhdukur të dielën pasi një varkë u përmbys pranë kufirit mes Tajlandës dhe Malajzisë, njoftuan autoritetet malajziane të detarisë. Deri më tani janë shpëtuar 10 persona, ndërsa është gjetur një trup i pajetë.
Sipas Admiralit të Parë Romli Mustafa, drejtor i autoritetit detar për shtetet veriore Kedah dhe Perlis, rreth 300 persona ndodheshin në bord kur anija u nis nga Buthidaung, në Mianmar, tre ditë më parë. Ai shtoi se shpresa për të gjetur të mbijetuar mbetet, ndërsa kërkimet vazhdojnë në det.
Sipas raportimeve të mediave shtetërore Bernama, ndër të shpëtuarit janë tre burra nga Mianmari, dy nga komuniteti Rohingya dhe një shtetas i Bangladeshit, ndërsa viktima e gjetur është një grua Rohingya.
Komuniteti Rohingya, me shumicë myslimane, prej vitesh i ikën persekutimit në Mianmarin budist, ku u mohohet shtetësia dhe të drejtat bazë.
Sipas policisë, grupi që synonte të shkonte në Malajzi fillimisht udhëtonte me një anije të madhe, por afër kufirit u urdhëruan të kalonin në tre varka më të vogla, secila me rreth 100 persona, për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
Fati i dy varkave të tjera mbetet i panjohur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim, tha shefi i policisë së Kedahut, Adzli Abu Shah.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Rreth 250 të zhdukur nga përmbysja e një anije në Oqeanin Indian
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë