Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 10.000 të vrarë Gaza

Numri i viktimave në Gaza ka shkuar në 10.022, thuhet në njoftimin e Hamasit, ka raportuar BBC-ja të martën.

Këto shifrat përfshijnë edhe numrin e personave që humbën jetën mbrëmjen e së dielës pas disa sulmeve intensive të ushtrisë izraelite. Izraeli ka thënë në njoftim se i kanë goditur qindra objektiva, duke përfshirë një kompleks ushtarak të Hamasit.

Drejtori i spitalit më të madh në qytetin e Gazës ka shtuar se së fundmi u vranë 200 njerëz.

Një grup i agjencive humanitare të OKB-së ka bërë të ditur de mijëra fëmijë janë vrarë nga Izraeli.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shifrat e publikuara nga Hamasi mund të jenë të besueshme.

Edhe Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës Botë 7 muaj më parë Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës

Izraeli filloi ofensivën më 7 tetort të këtij viti, pasi Hamasi vrau mbi 1.400 izraelitë dhe i rrëmbeu mbi 200 të tjerë.

Ushtria izraelite ka thënë se operacioni i saj synon të shkatërrojë plotësisht Hamasin.