Bakteri E.coli i gjetur në qepët e hamburgerëve të McDonald’s në Amerikë ka bërë që 104 persona të sëmurën.
Në një përditësim, Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka njoftuar se 34 persona janë hospitalizuar dhe një burrë ka vdekur në tetor.
Furnizuesi i McDonald’sit, “Taylor Farms” ka bërë tërheqjen e qepëve pasi u zbulua bakteri.
Qepët ishin shpërndarë në shumë shtete përfshirë Kolorado, Iowa dhe Kansas.
Katër prej atyre që u sëmurën kanë marrë një sëmundje të rrallë të veshkave që mund t’ua dëmtojë qelizat e kuqe të gjakut.
Nuk besohet se qepët që u dërguan në pikat e McDonald’sit të jenë dërguar edhe në dyqane ushqimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamburgerët e McDonald’s-it helmojnë dhjetëra njerëz, E. Coli shkak
-
Tërhiqen nga tregu në SHBA karrotat organike për shkak të shpërthimit të E.colit
-
65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit
-
Zyrtarët amerikanë identifikojnë shkaktarin e mundshëm të helmimit nga ushqimi
-
Mbi 700 raste me parazitin Cyclospora në SHBA