Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të premten e ka urdhëruar Izraelin që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar akte që përbëjnë gjenocid. Megjithatë, ajo nuk ka urdhëruar armëpushim në Gazë, gjë që ishte kërkuar nga Afrika e Jugut e cila e dërgoi rastin për gjenocid kundër Izraelit në GJND.
Masat e përkohshme që ka marrë gjykata:
- Izraeli duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocidal – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve që sjellin shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve
- Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë ndonjë akt gjenocidal
- Izraeli duhet të parandalojë dhe të ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet nxitje për të kryer gjenocid në Gaza
- Izraeli duhet të ndërmarrë masa për të siguruar qasje për ndihma humanitare
- Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi
- Izraeli duhet ta dorëzojë një raport në gjykatë brenda një muaji nga kur jepet ky urdhër
Artikuj të ngjashëm