Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Marina tajlandeze në kërkim të 30 marinarëve pas fundosjes së anijes

Anijet dhe helikopterët e marinës tajlandeze kanë vazhduar të kërkojnë gjatë gjithë kohës për më shumë se 30 marinarë të zhdukur në më shumë se 24 orë pasi një anije luftarake u fundos në det të trazuar në Gjirin e Tajlandës.

Anija kishte personel ushtarak prej 150 anëtarësh – kurse deri 75 marinarë janë shpëtuar deri më tani.

Erërat e forta bënë që uji i detit të futet në bord dhe ta dëmtojë sistemin elektrik të anijes, raportoi AP. 

Kapiteni i HTMS Kraburi, një nga anijet e marinës të përfshira në operacionin e kërkimit, u ka thënë mediave tajlandeze se moti ishte përmirësuar dhe se fokusi i zonës së kërkimit do të ishte në juglindje nga vendi ku anija u fundos.