Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

31 marinarë të zhdukur pas fundosjes së një luftanije në Tajlandë

Marina tajlandeze ka njoftuar se 31 marinarë janë ende të zhdukur, pasi një luftanije me mbi 100 persona në ekuipazh u fundos si pasojë e një stuhie në Gjirin e Tajlandës.

“HTMAS Sukhotai” u fundos të dielën natën.

Autoritetet kanë bërë të dituar se kanë shpëtuar 75 persona, por se 31 ende figurojnë të zhdukur.

"Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë", i tha BBC-së një zëdhënës i marinës.

Ai ka bërë të ditur se ekipet e kërkimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuarit dhe se operacioni po vazhdon edhe të hënën.

Gjithashtu është bërë e ditur se ka nisur edhe një hetim për të identifikuar shkaqet e fatkeqësisë.

Edhe Marina tajlandeze në kërkim  të 30 marinarëve pas fundosjes së anijes Botë Marina tajlandeze në kërkim të 30 marinarëve pas fundosjes së anijes

Zyrtarët thanë se anija u fundos pasi uji përmbyti sallën ku ishin të vendosua kontrollet e energjisë.

Pa energji, ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes, e cila u fundos rreth orës 23:30.

Kur ndodhi stuhia, anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan.