Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maqedonia ndërmerr masa emergjente kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia ka njoftuar se ka ndërmarrë masa emergjente kundër ndotjes së ajrit.

Smogu i stinës së dimrit që mbulon qytetet në Ballkanin Perëndimor vjen si shkak i djegies së thëngjillit, industrisë së vjetër, dhe ndotjes së madhe të ajrit nga makinat e vjetra.

Qeveria e Maqedonisë ka thënë se Shkupi dhe Tetova kanë siguruar udhëtim falas me tren dhe autobusë për të zvogëluar përdorimin e veturave.

Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë të liruara nga puna derisa është ndaluar aktiviteti për sportet në ambient të hapur.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar më 2017 e ka listuar Shkupin në mesin e 10 qyteteve evropiane me koncentrimin më të lartë të grimcave toksike.

Edhe Qytetet ballkanike me nivel tejet të lartë të ndotjes së ajrit Lifestyle Qytetet ballkanike me nivel tejet të lartë të ndotjes së ajrit

Shkupi dhe katër qytete të tjera të Ballkanit janë të listura për ajër të ndotur si shkak i ngrohjes me thëngjill.

Sarajeva, Tuzlla dhe Zenica në Bosnjë por edhe Prishtina në Kosovë, po ashtu përballen me ndotje të përafërta të ajrit.