Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin indian

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rastin e parë me varantin “Indian” të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Venki Filipçe ka konfirmuar se pacienti ishte i hospitalizuar në një spital privat që nga java e kaluar raporton agjencia e lajmeve INA.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë I hospitalizuar, dhe është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka shenjë për rrezik” ka thënë ministri I Shëndetësisë.

Filipçe më tutje ka thënë se do të kërkojë nga Shtabi i Përgjithshëm i krizës do të kërkojë që të vazhdohet me masat aktuale anti covid dhe ora policore të mbetet në fuqi deri më 15 qershor.

Artikuj të ngjashëm