Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Malajzia zgjedh kryeministrin e ri pas shumë sfidash

Kryeministri i ri i Malajzisë, Ismail Sabri, ka folur me gjuhë pajtimi në adresimin e tij të parë kombëtar. Ai ka thënë se do të marë parasysh qëndrimet e opozitës në kohën kur vendi po përballet me ngritje të numrit enorm të rasteve me koronavirus dhe me probleme të thella ekonomike sherri i pandemisë.

Një ditë pas betimit, Ismail Sabri ka thënë se ndërrimi i dy palë qeverive pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2018 kanë ndikuar në pakënaqësinë publike të qytetarëve të vendit. Ai ka thënë se stabiliteti politik mund të arrihet vetëm nëpërmjet unitetit dhe se për këtë kërkohet bashkëpunim ndërpartiak. Kryeministri Sabri u ka bërë thirrje deputetëve që të bëhen bashkë për të mirën e vendit në krizë politike dhe ekonomike. Por shumëkush beson se emërimi i Ismail Sabriut vetëm sa e zgjat status quon politike në vend, pasi opozita akuzon pushtetin se ka ngufatur demokracinë në vend. Ai ishte zëvendës i kryeministrit të dorëhequr Muhyiddin Yassin. Ai javën e kaluar humbi mbështetjen e koalicionit që i kishte fituar zgjedhjet. Qeveria është kritikuar për keqmenaxhim të pandemisë.