Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Kurti: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.

Në takim me ambasadorin, Osmani shfaqi besimin se përgjatë mandatit të tij, do të forcohen edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë.

Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.

Presidenca ka njoftuar se u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me Malajzinë, veçanërisht në sektorë kyç, si: ekonomia, tregtia, arsimi dhe bujqësia, të cilat ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për përfitim reciprok.

Gjithashtu u diskutua edhe për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim ndërmjet bizneseve të të dy shteteve.

Edhe Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi Arbëri Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi

Ambasadori i ri i Malajzisë është mirëpritur edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili e ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e këtij vendi ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin.

“Diskutuan për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës. Kryeministri Kurti e njohu ambasadorin Rastam me rezultatet dhe politikat e qeverisjes, progresin e shënuar në ekonomi dhe demokraci të vendit, dhe për ofertën e Kosovës për investimet të huaja. Me këtë rast, kryeministri u bëri ftesë bizneseve nga Malajzia që të vizitojnë dhe konsiderojnë Kosovën si vend për investime. Ambasadori Rastam u shpreh i interesuar për të rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, teksa tha se Kosova dhe Malajzia gëzojnë miqësi të ngrohtë dhe të përzemërt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Image