Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet kryeministri i Malajzisë

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, ia ka dorëzuar mbretit dorëheqjen e tij, duke u bërë lideri me pushtetit më të shkurtër pas humbjes së mbështetjes së shumicës parlamentare.

Ministri i Shkencës ka shkruar në rrjetet sociale se kabineti ka dorëzuar dorëheqjen në pallatin mbretëror pas takimit që kryeministri u takua me monarkun e vendit.

Dorëheqja e Yassinit vjen më pak se tetëmbëdhjetë muaj pas marrjes së detyrës dhe do të fusë vendin në krizë të re politike kur po përballet me valë të re pandemie.

Liderët politikë tashmë kanë nisur të shtyhen se kush do ta marrë postin më të lartë qeveritar. Zëvendëskryeministri i deritanishëm, Ismail Sabri Yaakob, po mundohet të marrë mbështetjen e partive politike për ta pasuar Yassinin.

Artikuj të ngjashëm