Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministri i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin.
Në letër Yassin ka uruar Kurtin për emërimin në pozitën e kryeministrit dhe ka shprehur gatishmërinë që të dy vendet të punojnë më ngushtë për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ekzistuese, thuhet nga Kryeministria.
“Le t'i bashkojmë përpjekjet tona për ta frenuar dhe zhdukur pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit XXI dhe të shpresojmë që normaliteti do të kthehet së shpejti në jetën tonë të përditshme”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Malajzisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Kurti: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare
-
Letonia pret bashkëpunim në avancimin e marrëdhënieve me Kosovën
-
Kryeministri bullgar i shkruan Kurtit, i siguron mbështetje Kosovës në rrugën integruese
-
Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë