Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Majtisti Boric presidenti më i ri i Kilit

Majtisti Gabriel Boric ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kili, duke u bërë presidenti më i ri ndonjëherë në shtetin latin, raporton BBC.

Në atë që ishte pritur të jetë garë e ngushtë, 35-vjeçari, një ish-drejtues i protestave, ka mposhtur rivalin e djathtë Antonio Kast me më tepër se 10 pikë.

Boric i ka thënë përkrahësve të tij se do të kujdeset për demokracinë, duke premtuar frenim të modelit ekonomik neoliberal të Kilit.

Ai do të udhëheqë një vend të tronditur nga vite protesta masive kundër pabarazisë dhe korrupsionit.