Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni thotë se rrjetet sociale nxitën edhe më shumë trazirat

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të premten, u ka bërë thirrje prindërve që fëmijët adoleshentë t’i mbajnë në shtëpi me qëllim që të ndalen trazirat nëpër Francë.

Ai ka thënë se rrjetet sociale po mundësojnë dhunën nëpër rrugët franceze.

Në takimin e dytë të krizave me ministrat e qeverisë, Macroni ka thënë se rrjetet sociale janë duke luajtur rol të konsiderueshëm në përhapjen e trazirave që kanë nisur pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia franceze.

Ai ka thënë se protestuesit e rinj e kanë ndjesinë sikur janë duke jetuar në rrugët e një videoloje.

Macroni ka komentuar në ditën kur më shumë se 800 protestues janë arrestuar.

Për ditën e tretë rresht Franca është përballur me trazirat e mëdha që kanë nisur si reagim ndaj vrasjes së adoleshentit nga policia. Deri të premten janë arrestuar më shumë se 800 persona, ndërkaq Qeveria franceze është duke menduar për shpalljen e gjendjes emergjente me të cilën do të bënte përpjekje të shtypte këto trazira.