Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar të dielën planet për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse të re, më të madhe dhe më moderne për të zëvendësuar aeroplanmbajtësen e vjetër Charles de Gaulle dhe për të rritur kapacitetin e Francës si një fuqi detare.
Macron, i cili fillimisht i prezantoi planet në vitin 2020, e ka bërë të ditur planin teksa po fliste para trupave të vendosura në një bazë ushtarake franceze në Abu Dhabi, e vendosur pranë Ngushticës së Hormuzit, një pikë e rëndësishme për rrjedhat globale të naftës.
"Vendimi për të nisur këtë program të gjerë u mor këtë javë”, ka thënë Macron, duke shtuar se projekti do të forconte bazën industriale të Francës, veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme.
Ministrja e Ushtrisë, Catherine Vautrin, ka thënë në X se anija e re do të hynte në shërbim në vitin 2038, rreth kohës kur Charles de Gaulle pritet të dalë nga funksioni, rreth 15 vjet pasi u vu në shërbim.
Disa ligjvënës francezë nga qendra dhe e majta e moderuar kanë sugjeruar së fundmi që projekti për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse të re të shtyhet për shkak të financave problematike shtetërore të Francës.
Franca mbetet një nga fuqitë kryesore ushtarake të Evropës dhe është një nga vetëm pesë vendet zyrtare të armatosura bërthamore.