Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shmanguar Parlamentin dhe ka vendosur për ta shtyrë para projektligjin për rritje të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjet, raporton agjencia AP.
Macron ka përdorur një fuqi të veçantë që Kushtetuta i jep, për ta shtyrë para reformën pensionale.
Projektligji ka nxitur reagime të ashpra dhe protesta.
Lëvizja pritet të nxitë një mocion të shpejtë mosbesimi në Qeverinë e Macronit.
Vendimi është marrë vetëm pak minuta para se të caktohej votimi, sepse Qeveria nuk kishte garanci se projektligji do të kishte një shumicë në Asamblenë Kombëtare, që është Dhoma e ulët e Parlamentit të Francës.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni nënshkruan ligjin për pensionim pavarësisht tre muaj protestash
-
Kryeministri francez pezullon planin e pensioneve të Macronit
-
Sërish protesta në Francë
-
Sindikatat franceze bëjnë thirrje për ashpërsimin e grevave
-
Gjykata franceze jep vendimin final për planin e Macronit për rritjen e moshës së pensionit