Presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar një projektligj të diskutueshëm për reformën e sistemit të pensioneve, është bërë e ditur në Fletoren Zyrtare të Francës, shkruan AFP.
Reforma parashikon që mosha e daljes në pension të rritet me dy vjet.
Projektligji u miratua pasi Këshilli Kushtetues nuk gjeti diçka të paligjshme, pavarësisht protestave të muajve të kaluar, ku morën pjesë mijëra njerëz.
Qeveria aktivizoi më parë procedurën për miratimin e projektligjit pa votim në parlament.
Për shkak të këtij vendimi në Paris mbretëron një gjendje rrethimi dhe protesta masive janë organizuar edhe në qytete të tjera franceze.