Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata franceze jep vendimin final për planin e Macronit për rritjen e moshës së pensionit

Organi më i lartë kushtetues i Francës ka aprovuar propozimin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.

Por Këshilli Kushtetues ka thënë se disa nene në projektligj kishin të meta ligjore, raportoi Guardian. 

Vendimi nënkupton se qeveria mund ta kalojë planin e Macronit që në fillim të javës.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave. Macroni pati thënë se ai nuk ishte person që kthehej prapa për shkak të protestave të rrugës.