Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Me protesta kundërshtohet reforma pensionale në Francë

Kundërshtuesit e planit të Emmanuel Macronit për të ngritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet kanë dalë të shtunën nëpër rrugët e Francës për herë të dytë brenda javës.

Sindikatat e Punëtorëve shpresojnë se me forcën më të madhe të protestave të detyrojnë Qeverinë të dorëzohet rreth këtij plani.

Grevat kanë bllokuar sektorët kyç të Francës, ndërsa më shumë se 1 milion njerëz kanë marshuar nëpër qytetet franceze të martën.

Refuzimi i presidentit Macron që të takohet me udhëheqësit e sindikatave vetëm sa ka forcuar vendosmërinë e protestuesve.

Macroni u ka shkruar letër sindikatave duke thënë se ka zgjedhur që francezët të punojnë pak më shumë me qëllim që të shmanget ulja e pensioneve.

Artikuj të ngjashëm