Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni paralajmëron rezolutë franceze për armëpushim në Gaza

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë të premten se diskutimet për një rezolutë të armëpushimit në Gaza do të rifillojnë, pas vendimit të Rusisë dhe Kinës për të vënë veton ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rusia dhe Kina i vunë veton të premten rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara që bënte thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm" në luftën Izrael-Hamas në Gaza për të mbrojtur civilët, dhe për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare për më shumë se 2. miliona palestinezë të uritur.

“Pas vetos nga Rusia dhe Kina disa minuta më parë, ne do të rifillojmë (diskutimet), bazuar në projekt-rezolutën franceze në Këshillin e Sigurimit, dhe do të punojmë me partnerët tanë amerikanë, evropianë dhe arabë për të gjetur një marrëveshje”, ka thënë Macron, duke folur në një samit të BE-së në Bruksel.

Macron ka thënë se ai mendon se drafti francez, që do të diskutohet me partnerët rajonalë dhe veçanërisht ata nga bota arabe, do të jetë në gjendje të parandalojë një rezolutë të armëpushimit të sponsorizuar nga Parisi që të vihet në veto.

“Ka një përafrim në një pjesë të mirë të tekstit tonë falë asaj që ndodhi në orët e fundit. Kjo është një gjë e mirë. Unë mendoj se fakti që ne po punojmë me disa vende në rajon, mund t’i bindë Kinën dhe Rusinë që të mos vënë veton”, ka shtuar ai.