Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi i shpreh mirënjohje Rusisë e Kinës për veton ndaj rezolutës së SHBA-së

Hamasi ka shprehur mirënjohjen për qëndrimet e Rusisë, Kinës dhe Algjerisë në votimin e tyre kundër projekt-rezolutës së SHBA-së që nuk u miratua gjatë votimit të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij Telegram, Hamasi kritikoi rezolutën për "gjuhën e saj mashtruese që përputhet me interesat e Izraelit", duke lejuar forcat izraelite të "vazhdojnë agresionin e tyre" dhe duke siguruar mbulim dhe vërtetim për "fushatën e shfarosjes" kundër palestinezëve në Gaza.

"Ne jemi mirënjohës për qëndrimin parimor nga Rusia, Kina dhe Algjeria në refuzimin e propozimit të njëanshëm amerikan për agresion kundër popullit tonë", thuhet në deklaratë.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan për rezolutën e SHBA-s të premten në mëngjes. Megjithatë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, votat ruse dhe kineze u numëruan si veto.

Një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një tekst të ri që bën thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" u shty për të hënën, kanë thënë burime diplomatike për AFP.