Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni kërkon formim të shpejtë të Qeverisë në Liban

Foto: Reuters

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Libanit që menjëherë ta formojë Qeverinë pas emërimit të kryeministrit të ri.

Ish-ambasadori libanez në Gjermani, Mustafa Adib, ka marrë postin e kryeministrit në periudhën e krizës së madhe ekonomike.

Zyrtarët libanezë kanë thënë se angazhimi i Macronit në çështjen e shtetit të tyre ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes për kryeministrin e ri, transmeton KOHA.

Qeveria e fundit dha dorëheqje shkaku i shpërthimit të madh në Bejrut më 4 gusht. Së paku 190 persona kanë vdekur nga shpërthimi i fuqishëm.

Presidenti francez ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë me qëllim që të fillojë rimëkëmbja ekonomike e shtetit.