Kryeministri i emëruar i Libanit, Mustapha Adib, ka dhënë sot dorëheqje. Ky vendim erdhi si shkak i një ngërçi politik për formimin e Qeverisë.
Njoftimi dhe vendimi i Adib erdhi afro një muaj pasi u emërua në krye të detyrës dhe pas një takimi me presidentin libanez, Michel Aoun.
Udhëheqësi francez, Emanuel Macron, u ka bërë presion zyrtarëve libanezë që të formojnë një kabinet të përbërë nga specialistë për të punuar në miratimin e reformave urgjente, për të nxjerrë Libanin nga kriza ekonomike dhe financiare si dhe nga shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut, shkruan France24.
Përpjekjet e Mustapha Adib të mbështetura nga Franca, kanë hasur në pengesa të shumta, pasi grupet kryesore Shiite të vendit, Hezbollah dhe Amal, kanë këmbëngulur në mbajtjen e Ministrisë kryesore të Financave, transmeton KOHA.
Këmbëngulja e të dy grupeve ishte gjithashtu për të emëruar ministrat e tyre shiitë në kabinetin e ri si dhe kundërshtuan ashpër formimin e qeverisë, pa u këshilluar me ta.
Edhe
Macroni kërkon formim të shpejtë të Qeverisë në Liban
Pas një takimi të shkurtër me Aoun gjatë ditës së sotme, Adib deklaroi se po tërhiqet me arsye që kabineti që ai do ta formonte, “ishte i detyruar të dështonte” dhe ishte i etur për të mbrojtur unitetin kombëtar.
Shteti i Libanit, duke qenë një ish-protektorat francez, është zhytur në krizën më të keqe ekonomike dhe financiare në mbarë historinë e tij. Kriza është thelluar e përkeqësuar nga shpërthimi i Bejrutit më 4 gusht, duke shkaktuar mijëra tonë nitrate të amonit. Shpërthimi kishte vrarë afro 200 njerëz, të plagosur me mijëra dhe me miliarda dollarë të humbura.