"Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për të lejuar Ukrainën t’i bashkohet do të zgjaste vërtet disa vjet, ndoshta disa dekada”, deklaroi Emmanuel Macron gjatë fjalimit para deputetëve të Parlamentit Evropian në Ditën e Evropës. "Kjo është e vërteta, nëse nuk vendosim të ulim standardet për pranim. Dhe të rimendojmë unitetin e Evropës sonë”
Do të duhen dekada që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në një fjalim në Parlamentin e BE-së në Strasburg, ai sugjeroi se Ukraina mund t'i bashkohet një "komuniteti paralel evropian" derisa ajo pret vendimin. Kjo do t'i lejonte anëtarët joanëtare të BE-së t'i bashkohen arkitekturës së sigurisë së Evropës në mënyra të tjera, tha Macron. Ukraina filloi procesin e aplikimit për t'u bashkuar me bllokun në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit rus.
"Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për të lejuar Ukrainën t’i bashkohet do të zgjaste vërtet disa vjet, ndoshta disa dekada”, tha Macron të hënën. "Kjo është e vërteta, nëse nuk vendosim të ulim standardet për pranim. Dhe të rimendojmë unitetin e Evropës sonë”.

Solidarizim simbolik
Macron tha se "komuniteti paralel evropian" duhet të merret në konsideratë në vend që të pezullohen kriteret strikte të anëtarësimit në BE për të ndjekur shpejt aplikimin e Ukrainës.
Në Romë ndërkaq një flamur gjigant me flamuj të Bashkimit Evropian u mbështoll rreth Ambasadës së Ukrainës në Romë të hënën për të simbolizuar solidaritetin e të gjitha vendeve anëtare me Ukrainën. Nisma u promovua nga shoqata pro-evropiane “Evropa Tani”, për të shënuar Ditën e Evropës, e cila përkujton nënshkrimin e “Deklaratës Schuman” më 9 maj 1950, e cila konsiderohet si plani origjinal i asaj që tani është Bashkimi Evropian.
Pankarta 50 metra e gjatë u mbështoll rreth pjesës së jashtme të Ambasadës, ndërsa ambasadorët nga vende të ndryshme anëtare të BE-së pozuan me një flamur ukrainas për të përsëritur solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Në Moskë, Rusia ka shënuar 75-vjetorin e fitores sovjetike karshi Gjermanisë naziste me paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq.
Sipas mediave ruse, më shumë se 11 mijë trupa dhe 131 njësi me pajisje ushtarake kanë marrë pjesë në paradë.
Presidenti Vladimir Putin ka thënë se operacioni special ushtarak, sikur i referohet vazhdimisht pushtimit rus të Ukrainës, ishte i domosdoshëm. Nuk ka folur lidhur me mundësinë e shpalljes zyrtare të luftës në Ukrainë, që do t’i hapte rrugë mobilizimit të përgjithshëm.
“Po u adresohem forcave tona të armatosura dhe milicive në Donbas. Ju po luftoni për atdheun tuaj, andaj askush nuk duhet të harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka vend në botë për ekzekutuesit dhe nazistët”, ka deklaruar Putini.
Putini vazhdimisht u është referuar liderëve të Ukrainës si nazistë, edhe pse janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Madje, presidenti Zelenskyy është ukrainas hebraik.
Në Ditën e Evropës, që në Rusi njihet zyrtarisht si Dita e Fitores, Zelenskyy ka shpërndarë një videoadresim, duke shënuar përvjetorin e fitores ndaj fashizmit. Ai ka thënë se shumë shpejt do të ketë dy ditë të fitores në Ukrainë.
“Dikush po lufton për babanë Car, Fyrerin, partinë dhe shefin, dhe ne po luftojmë për mëmëdheun. Ne kurrë nuk kemi luftuar kundër askujt”, ka theksuar Zelenskyy. “Ne gjithnjë luftojmë për veten. Për lirinë tonë. Për pavarësinë tonë. Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, dhe prandaj ne do të fitojmë”.
Dita e tiranisë
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se presidenti Putin dhe aleatët e tij të ngushtë, përfshirë gjeneralët, pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e shtatëdhjetë vjetëve më parë.
Dhe derisa ushtria ukrainase po vazhdon avancimin në rrethinën e rajonit të Kharkivit, duke çliruar fshatrat e reja, po mbledh trupat e pajetë të ushtarëve rusë.
Edhe në fshatin Malaya Rohan, që është çliruar më shumë se një muaj më parë, ushtarët e Ukrainës po vazhdojnë të mbledhin trupa të pajetë.
Disa prej tyre ishin varrosur nga banorët vendës, derisa shumë të tjerë kishin mbetur shtrirë rrugëve.
Trupat e më shumë se 40 ushtarëve rusë, të cilët ishin gjetur pas betejave përreth Kharkivit, po ruhen në një vagon frigorifer derisa të kërkohen nga ushtria ruse.
Veteranët dhe të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore janë mbledhur në një stacion treni në Kharkiv për të shënuar ditën e të rënëve. Derisa shumë shtete në Evropë e shënojnë fitoren ndaj nazizmit në Ditën e Evropës, që rastis me dorëzimin e Gjermanisë naziste më 1945, me një dekret parlamentar të vitit 2015, Ukraina e feston Ditën e Fitores më 9 maj.
Përgatiti: Rexhep Maloku