Presidenti francez është i vendosur ta zbatojë reformën për uljen e moshës së pensionimit nga 64 në 62 vjet, mirëpo sindikatat e fuqishme të punëtorëve nuk po heqin dorë prej protestave ndaj Makronit. Analistët druajnë se polarizimi i skajshëm politik mund ta zhytë Francën në kaos. Në Paris, protestuesit kanë djegur mbeturinat që kanë vërshuar kryeqytetin
“Ajo çfarë tregon kjo krizë," tha kohët e fundit komentatori politik veteran, Alain Duhamel, "është se ka dy Franca. Dhe ato jetojnë në botë krejtësisht të ndara mendore dhe e kanë të pamundur edhe të komunikojnë”.
Ndërsa vendi është në prag të trazirave civile, verdikti i tij jehon si një parandjenjë e zymtë, paralajmërohet në analizën e BBC-së.
Zemërimi dhe moskuptimi reciprok mbi reformën e propozuar të presidentit Emmanuel Macron për moshën e pensionit tregojnë se sa rrezikshëm janë polarizuar të dy fraksionet.
Qeveria thotë se shtyrja e moshës së pensionit nga 62 në 64 është jetike për të ruajtur sistemin shumë të çmuar të Francës. Por gjithçka po sfidohet tani me reformat e Macronit. Me njerëzit që jetojnë më gjatë, alternativa e vetme do të ishte ulja e vlerës së pensioneve, ose rritja e kontributeve nga ata që punojnë.
Dhe të dyja këto opsione do të ishin edhe më të papëlqyeshme. Për më tepër, thotë presidenti, Franca thjesht po përafrohet me çdo demokraci tjetër evropiane - shumica e të cilave kanë mosha pensioni edhe më të larta se 64-at e propozuara prej tij.
Por, asnjë nga këto duket se nuk ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili vazhdon ta refuzojë reformën me një diferencë prej rreth 70% deri në 30%.
Edhe
Kryeministri francez pezullon planin e pensioneve të Macronit
Në vend të kësaj, njerëzit duken më të prirë të besojnë argumentet e së majtës dhe të së djathtës ekstreme: së pari se nuk ka urgjencë sepse financat e pensioneve nuk janë aq të këqija sa përshkruhen - por edhe se janë të padrejta.
Nga njëra anë, shumë protestues po bëjnë thirrje jo vetëm për t'i dhënë fund reformës, por në fakt për një ulje të moshës së pensionit, në vendin ku ishte para vitit 2010, kur ishte vetëm 60 vjeç.
Nga ana tjetër, zërat nga e djathta thonë se plani i Macronit tashmë është plot me lëshime dhe përjashtime, i ndrydhur nën presion gjatë procesit të gjatë parlamentar, saqë kursimet që do të bëjë tani janë praktikisht të pakuptimta.