Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë, pasi ai vizitoi qytetin e Irpin jashtë kryeqytetit Kiev, shkruan BBC të enjten.
"Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa dykuptimësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë", u tha Macroni gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje mbi komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.
Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shokuar ndërsa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur atje.
Më pas Macron u tha gazetarëve, "është një qytet heroik... i shënuar nga stigma e barbarizmit".
Ukraina thotë se Rusia kreu mizori në shkallë të gjerë në Irpin. Rusia i mohon akuzat.
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën
-
Macron lavdëron ukrainasit: Po luftojnë për tërë Evropën
-
Macron: S’mund të pritet që Zelensky ta pranojë armëpushimin derisa Kievi bombardohet
-
Macron: S’do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për Ukrainën